Përparim Rama: Shpresoj që këto të jenë zgjedhjet e fundit, por ka tendenca autokratike

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar pas votimit se shpreson që vendi të mos shkojë sërish në zgjedhje të reja, por ka shprehur shqetësim për zhvillimet politike.

I pyetur nga gazetarët nëse këto mund të jenë zgjedhjet e fundit apo nëse vendi mund të shkojë sërish në proces zgjedhor, Rama u përgjigj se shpreson që ato të jenë të fundit.

“Unë shpresoj që po, por disa këtu kanë tendenca autokratike. Për fat të keq, këta kanë me i shfrytëzu të gjitha mundësitë me na dërgu drejt autokracisë. Për fat të keq do të kemi prapë zgjedhje, varësisht prej rezultateve”, shprehu Rama.

Pas votimit, Rama tha se demokracia në Kosovë është rezultat i një historie të gjatë sfidash dhe sakrificash.

“Demokracia nuk është diçka që na ka rënë prej qielli. Është provë që është fituar me gjak dhe me sfida të ndryshme, prandaj edhe nuk duhet të merret si e mirëqenë”, deklaroi ai.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë në mënyrë të lirë dhe të vetëdijshme, duke u shprehur kundër tendencave autokratike dhe në favor të proceseve që e çojnë vendin përpara.

Artikuj të tjerë

Back to top button