Përparim Rama siguron transportin për veteranët e UÇK-së që marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare në Tiranë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar sot vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare të 17 tetorit në Tiranë.
Rama theksoi se veteranët nuk janë vetëm pjesë e së kaluarës, por përbëjnë një shtyllë të ndërgjegjes sonë kombëtare. Ai theksoi se Prishtina, si kryeqytet i Kosovës, do të vazhdojë të jetë shembull i respektit institucional, i kulturës politike dhe i mirënjohjes për ata që sakrifikuan për lirinë e vendit.
“Me nderim të thellë për të gjithë veteranët, për familjet e dëshmorëve dhe për të gjithë ata që e mbajnë ende gjallë kujtesën e lirisë sonë, shihemi në Tiranë. Ju takon respekti i një kombi të tërë,” tha ndër të tjera kryetari Rama.