BallinaLajme

Bajrami: Propozimi i LDK-së është bërë për të mirën e vendit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se propozimi i LDK-së për qeveri të tranzicionit është bërë për të mirën e vendit dhe se LDK-ja nuk e ka  menduar asnjë herë pozicionin e vet se ku do të jetë.

“Është e qartë se kush është bllokuesi dhe kujt është duke i munguar vullneti politk. Kur nuk i ke numrat në këtë rast si VV-ja nuk mund t’i diktosh të tjerëve mënyrën për zhbllokimin e situatës. Jo, nuk kemi marrë përgjigje nga partitë e tjera. Jo, nuk ka të bëjë kjo me frikën, por besoni që në një opsion të tillë nëse LDK të ishte e i interesuar për pozita dhe pushtet do të bënte marrëveshje me VV-në. Nuk është frikë. Është konsistencë. Ne kur e kemi hartuar propozimin nuk e kemi menduar as një herë pozicionin tonë se ku do të jemi ne. Kemi menduar që të ulemi me të gjitha partitë politike për të mirën e Kosovës. Kemi vendosur vendin para partisë. Komuniteti i pakicave ka problem mes vete, siç ka probleme komuniteti shqiptar. Çfarëdo qeverie që do të formohet Emilija Rexhepi me anëtaret e saj do të jenë pjesë e qeverisë. Ne kemi thënë qeveri me të gjitha partitë shqiptare, duke përfshirë edhe kategoritë kushtetuese”, tha Bajrami.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button