Podujevë, gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti

Të premten në Podujevë një grua ka raportuar se ish-bashkëshorti e ka goditur me veturë.

Sipas Raportit të Policisë, viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës teksa i dyshuari ëshë liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin tani janë të ndarë, është goditur qëllimshëm me veturë  nga mbrapa”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Palët janë intervistuar, viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt”, vijon njoftimi.

Artikuj të tjerë

Back to top button