Policia bllokoi rrugën në Dragodan, arrestohet një person për kanosje

Një incident ka ndodhur sot në Prishtinë.

Policia ka vendosur shiritat e sigurisë në afërsi të ambasadës amerikane.

Rreth këtij rasti janë deklaruar organet e rendit.

Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin Enis Pllana, ka deklaruar se një person është arrestuar për kanosje.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast Kanosje në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar”, ka deklaruar Pllana për Klankosova.tv.

Ai nuk dha detaje të tjera lidhur me rastin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button