Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dyshuar të falsifikimit të parave në Prizren

Sipas raportit policor, një zyrtar i një banke ka dorëzuar në stacionin policor gjithsej 782 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Shuma përbëhej nga dy kartëmonedha prej 200 eurosh, tri kartëmonedha prej 50 eurosh, dy kartëmonedha prej 20 eurosh, një kartëmonedhë prej 10 eurosh, 80 monedha prej 2 eurosh dhe 22 monedha prej 1 euro.

Paratë janë sekuestruar nga policia, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti për veprën penale “Falsifikim i parasë”,
ndërkaq rasti mbetet nën hetime.

Artikuj të tjerë

Back to top button