LajmeOpinione

Me çka krenohet Kosova?

Shkruan: Besa Ismaili Ahmeti

Të flasim troç:
Kosova s’ka të bëma me çka të krenohet sikur se me UÇK-në.
Një popull duarthatë që i rezistoi shfarosjes nga shteti gjenocidal serb.
Gjithçka tjetër që pretendojmë si arritje është ose personale, ose e ndodhur jashtë Kosovës, ose thjesht tym e marketing politik.
Kjo shoqëri nuk ka prodhuar asgjë që mbjellë më shumë krenari kolektive sesa Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e pastër e saj për çlirim, për dinjitet.
UÇK, është kurora e rezistencës, e mospërkuljes, e mosdorëzimit.
Kurora e shpresës, lirisë.
UÇK është themeli. Është arsyeja pse ky vend ekziston në hartë dhe pse kemi pasaportë në xhep.
UÇK ka guxuar. Për atë guxim sot po ndëshkohet. Po ndëshkohet për të mos guxuar më kurrë…
Krejt Kosova ishte dhe është UÇK.
Sepse pa të? Kosovë krenare, ballëhapur dhe kurrizdrejtë nuk është më.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button