
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër kontrabandës me mallra në veri të vendit, njoftoi Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit, operacioni po zhvillohet më 22 tetor, në disa lokacione, bazuar në një urdhëresë të lëshuar nga gjykata.
Aksioni po realizohet në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe institucione të tjera relevante.
Policia bëri të ditur se detajet e tjera për operacionin do të publikohen gjatë ditës.



