Prangoset gjakovari, policia ia gjen në shtëpi pistoletën dhe mbi 100 fishekë

Në fshatin Jahoc të Gjakovës është prangosur një person, pasiqë të njëjtit iu kapën armë e fishekë.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi mëngjesin e së enjtes pas një kontrolli në shtëpinë e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë, 92 fishekë dhe 10 fishekë me gaz”.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia në raportin 24-orësh të saj.



