BallinaLajme

Presidentja fton në një takim partitë për dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale

Presidentja e Republikës së Kosovës ka thirrur një takim të rëndësishëm politik, ku do të diskutohet dhe pritet të merret vendimi për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Takimi është planifikuar të mbahet nesër (4 qershor 2025) dhe sipas informacioneve, presidentja pritet të nxjerrë dekretin për shpalljen zyrtare të zgjedhjeve lokale në vend.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Presidenca.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjeherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, ka thënë Bekim Kupina për TandemPress.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur dinamika politike në nivel lokal ka filluar të intensifikohet, ndërsa disa komuna po përballen me vakume institucionale,

Po ashtu theksohet se presidentja është duke zhvilluar konsultime me partitë politike, për të garantuar një proces të koordinuar dhe ligjërisht të qëndrueshëm, para marrjes së vendimit përfundimtar për datën e votimit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button