Prishtinë: Dyshohet se shitën lëndë narkotike kapen nga policia

Një aksion policor është zhvilluar mbrëmjen e 27 shkurtit 2026 në rrugën “Vatra” në Prishtinë, pas dyshimeve për shitblerje të narkotikëve.

Pas informacioneve të siguruara, njësitë policore janë pozicionuar në pika strategjike pranë një shtëpie ku dyshohej se po zhvillohej shitja e lëndëve narkotike. Gjatë vëzhgimit, janë parë persona të ndryshëm që furnizoheshin me narkotikë përmes dritares së personit të dyshuar.

I dyshuari D.A (32-vjeçar), i cili dyshohet se bënte shitjen, ka dalë nga shtëpia dhe është futur në një veturë të tipit Smart me targa, ku ndodhej edhe B.S (53-vjeçar). Pak metra më poshtë, i dyshuari i parë ka dalë nga vetura dhe i ka shitur lëndë narkotike të dyshuar si kokainë personit të dytë.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, i dyshuari D.A është larguar me veturë dhe është futur menjëherë në kërkim policor, ndërsa B.S është arrestuar në vendngjarje.

Rasti vazhdon të hetohet nga policia.

Artikuj të tjerë

Back to top button