Ballina

Rryma deri në trefish, prodhuesit vendor sërish protestojnë të mërkurën: Kërkojnë shtyrje të vendimit dhe fazë kalimtare

Gjenden para një kapërcimi gjigant në çmime të rrymës: deri në trefish. Vendimi i ZRrE-së, përkatësisht i Qeverisë së Kosovës, për t’i hedhur detyrueshëm në të ashtuquajturin treg të lirë të energjisë elektrike, i ka lënë shumë prodhues vendor para një predikamenti të rëndë që u përkthehet në dy rrafshe: ose falimentim ose shkëputje të vendeve të punës. Plot 1 mijë e 300 biznese – 1 mijë prej tyre edhe kundërligjshëm nga ZRrE-ja – nga 1 qershori janë vendosur në këtë fa(k)të të kryer. 

Këtë të mërkure përfaqësuesit e prodhuesve kanë njoftuar se bashkërisht me punëtorë do të zhvillojnë protestën e dytë në Prishtinë për të kërkuar “urgjentisht” shtyerjen për së paku një vit të vendimit të ZRrE-së. Çka jepet për treg të lirë ka rezultuat të jetë e kundërta, me vetëm një ofertues në çmime deri në trefish. 

Nga Oda Amerikane e Kosovës veçse kanë njoftuar se ka fabrika që kan ndalur prodhimin e tyre si pasojë e hyrjes në efekt të këtij ligji – për të cilin ligj, nuk janë përmbushur konturat e veta të përgjithshne ligjore për t’u zbatuar. 

“Takimin që e kishim me bizneset të cilat janë të prekur nga dalja në treg të lirë të energjisë, një pjesë e tyre ishin prezent, u pajtuam që t’i bëjmë thirrje qeverisë që të reflektojë të na jepet mundësia e një faze të tranzicionit që kemi kërku më herët, të përgatitet tregu, të përgatitet një paketë që e përcjell gjatë kësaj faze të tranzicionit për të dalë në treg të lirë dhe biznesi të kalojë në tregun e lirë në datën që do të dakordohemi të gjithë bashkë, në rast se nuk do të ketë reflektim atëherë bizneset bashkë me punëtorët ditën e mërkurë do të dalim në shesh në orën 12:00 për ta shpreh pakënaqësinë qe e kemi lidhur me këtë vendim dhe për mos reflektimin e qeverisë së Kosovës”, tha Rafuna nga Oda Ekonomik e Kosovës.

  • “Të ndërpritet urgjentisht zbatimi i vendimit (të ZrrE-së)”

Tash një javë që kur vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (lexo: Qeverisë në detyrë të Kosovës) ka hyrë në efekt për të ashtuquajturin treg të lirë të energjisë – i.e, monopol, me vetëm një ofertues, KESCO-n, me çmime trefish – prodhuesit vendor kanë ngrerë alarmin për disa raste të pezullimit të operacioneve prodhuese.

Nga Oda Ekonomike Amerikane kanë njoftuar se “së paku dy fabrika” kanë pezulluar aktivitetin prodhues ndërsa kanë kërkuar që urgjentisht të shtyhet vendimi i ZRrE-së deri në krijimin e kushteteve dhe përgatitjeve që ky vendim të mund të jetë edhe vetë ligjor. OEAK citoi shqetësimin e shprehur nga vetë Bashkimi Evropian se dalja në treg të lirë duhet të jetë “graduale dhe e menaxhuar” dhe jo thjesht-ashtu.

“Barrë e papërballueshnme për bizneset e mëdha”, thanë nga Oda Ekonomike Amerikane në një kumtesë për media ku i kërkohet ZrrE-së “ta ndërpresë urgjentisht procesin” deri në përmbushjen e parakushteve thelbësore të vendimit.

Paralajmërimet e përfaqësuesve të sektorit privat tashmë po bëhen realitet, meqë pak ditë prej kur ka hyrë në fuqi liberalizimi i tregut, të paktën dy kompani prodhuese kanë njoftuar pezullimin e operacioneve, duke përmendur kostot e energjisë elektrike dhe paqëndrueshmërinë e krijuar si arsye kryesore, ndërsa institucionet shtetërore janë informuar për këto zhvillime. Kjo konfirmon se liberalizimi, siç ka nisur të zbatohet, nuk është vetëm i parakohshëm, por po dëmton edhe aktivitetin ekonomik të Kosovës dhe klimën e investimeve”, thanë OEAK.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës tha se gjendja në terren është alarmante dhe se “pasojat tashmë kanë filluar të ndihen”. LBK tha se “prodhimi është në rënie” dhe se “disa kompani kanë pezulluar prodhimin”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button