KQZ miraton buxhetin prej mbi 16 milionë eurosh për zgjedhjet lokale të 12 tetorit – kërkon shtesë nga Qeveria

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e buxhetit për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave (dy runde) dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Buxheti i aprovuar nga KQZ-ja është në vlerën: 16,126,364 euro.
Nga buxheti i përgjithshëm i planifikuar, KQZ do të kërkojë buxhet shtesë nga Qeveria e Kosovës në vlerën 6,468,412 euro.
Sipas të dhënave nga KQZ, pjesa më e madhe e këtyre mjeteve planifikohen për trupat zgjedhore që do të angazhohen këto zgjedhje, siç janë komisionerët dhe stafi tjetër. Vetëm për të mbuluar shpenzimet e kësaj kategorie, janë planifikuar mbi 7 milion euro.
Në këtë planifikim buxhetor është paraparë edhe kosotja për të mbuluar shpenzimet për votuesit jashtë vendit, pasi duke filluar nga këto zgjdhje, KQZ do t’iu dërgojë pakon me fletëvotime të gjithë shtetasve që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës.