Ballina
Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të dyshuarin për fajde dhe bixhoz të paligjshëm

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e paraburgimit 30-ditor për të dyshuarin A.H., i cili akuzohet për veprat penale “Fajdeja” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, sipas Kodit Penal të Kosovës.
Sipas prokurorisë, A.H. i ka dhënë hua 800 euro viktimës S.M., duke i kërkuar më pas kthim me kamatë të lartë dhe nën presion, derisa është arrestuar në flagrancë gjatë marrjes së shumës prej 5.000 euro.
Gjithashtu, ai dyshohet se ka organizuar lojëra të paligjshme fati dhe e ka përfshirë viktimën në këtë veprimtari të ndaluar.
Prokuroria thotë se do të vazhdojë angazhimin për luftimin e veprimtarive të paligjshme dhe forcimin e sundimit të ligjit.