
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-deputetit të LDK-së, Gani Geci, i cili është ndalur nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.
Në një prononcim për gazetën Nacionale, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka thënë se seanca dëgjimore pritet të mbahet sot nga ora 13:00.
Sipas Prokurorisë, dyshimet fillestare janë se i dyshuari Geci ka kanosur gazetarin Mehmetaj për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij. Mehmetaj u intervistua si i dëmtuar.



