Prokuroria nis hetim për shpifje dhe propagandë kundër Arian Tahirit

Departamenti i Krimeve Kibernetike i Policisë së Kosovës ka nisur hetimin e disa llogarive në rrjetet sociale të cilat pas 12 tetorit kanë vërshuar me propragandë politike, manipulim fotografish e shpifje kundër Kandidatit të PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirit.

Rasti ka kaluar edhe në Prokurori dhe mësohet se i posedon edhe identitetet e personave që menaxhojnë me faqet online që kanë kryer fushatë kundër Tahirit.

Arian Tahirin ka konfirmuar se Policia e Kosovës ka nisur hetimet kibernetike rreth përdoruesve të disa faqeve online që me manipulime e shpifje po synojnë të ndërhyjnë në vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës.

“Fushatat denigruese që kanë nisur kundër meje tregojnë shumë për ata që i kanë nisur, tregojnë për nivelin e tyre, për mungesën e vizionit, projekteve dhe mungesën e zgjidhjeve për Mitrovicën. Kultura e shpifjes dhe linçimit nuk është kulturë e qytetarëve të Mitrovicës. Nuk ka qenë kurrë. Mitrovica nuk i pranon këto. Mitrovica është qytet i vlerave, i njerëzve punëtorë e të ndershëm, që meritojnë garë të drejtë, debat të hapur dhe vizion për të ardhmen, jo gjuhë urrejtjeje e sjellje të tilla. Unë garoj për t’i shërbyer qytetit tim dhe prioriteti im është dhe do të jetë gjithmonë vetëm Mitrovica dhe mitrovicasit”, ka thënë Tahiri përmes telefonit për Nacionale.com.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button