Pulisic: Familja ime e do Modriçin, unë po përpiqem të mësoj prej tij

Futbollisti amerikan me origjinë kroate, Christian Pulisic, foli në një intervistë me DAZN për Luka Modriçin, me të cilin luan te Milani që nga ky sezon.

Pulisic zbuloi se mëson shumë nga Modriçi dhe se të gjithë në familjen e tij janë tifozë të mëdhenj të kapitenit 40-vjeçar kroat, transmeton Klankosova.tv

“Të gjithë në familjen time janë tifozë të mëdhenj të Modriçit sepse jemi me prejardhje kroate. Kushëriri im madje e quajti qenin e tyre Luka, dhe unë as nuk ua sugjerova atyre. Do të thotë shumë për ta, veçanërisht për gjyshin tim”, zbuloi Pulisic dhe vazhdoi të fliste për Modricin.

“Stërvitja me të është gjithçka që prisja. Po përpiqem të mësoj sa më shumë që të mundem prej tij. Nuk ka dyshim se më ka ndihmuar. Flas shumë me të. Ai ndoshta as nuk e di që po e shikoj dhe po përpiqem të mësoj prej tij. Ai ka luajtur në nivelin më të lartë për kaq shumë kohë dhe dua të jem si ai”, përundoi Pulisic.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button