Lajme

Qalaj: Shtyrja e konstituimit të Kuvendit është e dëmshme dhe e qëllimshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, para seancës konstituive të Kuvendit, e ka cilësuar si të dëmshme dhe të qëllimshme vonesën në konstituimin e institucioneve nga ana e VV-së.

Ai ka thënë se presidentja nuk ka ofruar sqarime të qarta për pasojat juridike të situatës, por ka theksuar se dëmi më i madh po i shkaktohet qytetarëve dhe vetë Kosovës.

“Po, e kam dëgju presidenten. Nuk ka dhënë sqarime cilat janë pasojat juridike, po mendoj që pasoja më e madhe është për qytetarët e Kosovës, përtej asaj juridike, sepse Kosova është duke u dëmtuar mjaft shumë. E dini që Kosova është në humbje të disa fondeve nga BE-ja. Çdo shtyrje e konstituimit të Kuvendit është e dëmshme. Është e dëmshme dhe e qëllimshme,” tha Qalaj.

Deputeti i PDK-së shtoi se Gjykata Kushtetuese duhet të qartësojë më mirë vendimin e saj të fundit lidhur me situatën politike.

“Mendoj që Kushtetuesja duhet të sqarojë më mirë vendimin që ka marrë para disa ditësh,” deklaroi ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button