Ballina
Prokuroria Speciale, AKI dhe Inspektorati Policor bashkë në aksionin aktual kundër spiunazhit

Një operacion mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit është duke u zhvilluar aktualisht në Kosovë.
Të përfshirë në këtë aksion janë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Inspektoratin Policor, transmeton klankosova.tv.
Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të natyrës sensitive të hetimeve, nuk janë dhënë detaje të tjera, përfshirë dhe lokacionin.
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me ligjet në fuqi për të zbardhur këtë çështje.