Qëndrim Kryeziu: Në politikë po hyj për ta ndalur “hajninë e Albinit”

Qëndrim Kryeziu, me numrin 103 në listën e Partisë Demokratike, është një nga kandidatët për deputetë nga kjo parti.
“Bartësi i numrit 103 në listën e PDK-së, Qëndrim Kryeziu: Kurrë nuk do të kisha hy në politikë sikur Albini të mos na vjedhte
Kryeziu shprehet se nuk do ta kishte menduar ndonjëherë se do t’i hynte politikës, por thotë se vendosi të angazhohet “për me ndal hajninë e Albinit”.
“Nuk ka qenë e lehtë ta marr vendimin me hy në politikë. Nuk kam menduar kurrë me hy, dhe kurrë nuk do të kisha hyrë sikur Albini të mos na vidhte.
Filloi me na vjedh në hepa, filloi me na vjedh në rrymë, filloi me na prish ekonominë e vendin. Filloi me na shkatërru këtë vend që e bëmë me mund e sakrificë”, është shprehur Kryeziu.
Tutja ai theksoi se vetëm në kohën e Bedriut janë ngritur pagat – kemi projekte që paga minimale të jetë në Kosovë minimum 1 mijë euro.
Më tej, Kryeziu ka lavdëruar të parin e PDK-së, njëherësh edhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza. Ai thekson se vetëm në kohën e tij janë rritur pagat.
“Bedri Hamza nuk është fat, por diçka e jashtëzakonshme me pas në parti. Unë e quaj një nga legjendat më të mira të mundshme të ekonomisë. S’gjen fjalë për Bedriun sa i qetë, i urtë dhe i matur është në secilin veprim.
Vetëm në kohën e Bedriut janë ngritur pagat, në asnjë kohë të askujt tjetër. Edhe tash, në kohën e Bedriut, do t’i ndihmoj në çdo gjë në ekonomi, në çdo mangësi, në çdo gjë të mundshme që të ecin planet dhe projektet përpara të Bedri Hamzës që paga minimale të jetë në Kosovë minimum 1 mijë euro. Një familje nuk mund të jetojë pa 1 mijë euro. Ka mundësi me u bë, vetëm duhet me u rregullu rregullatori i çmimeve. Disa kanë me thënë ‘s’mundesh me ba’, por mundemi me ba.”



