
Banorët e fshatit Peqan janë pa energji elektrike prej 24 orësh.
Sipas banorëve të kësaj ane, nga KEK-u nuk përgjigjen në telefon. Ata kanë treguar për redaksinë e KlanKosova.tv se kjo është hera e dytë që mbeten pa energji brenda pak ditësh, pasi të premten nuk kanë pasur energji për rreth 8 orë.
“KEDS-i vetëm endet nëpër fshat kinse po bëjnë diçka, por në realitet nuk kanë bërë asgjë,” tha një banor i fshatit.
Në të njëjtën situatë ndodhet edhe pothuajse gjysma e qytetit të Ferizajt. Një qytetar ka raportuar në redaksinë e KlanKosova.tv se një pjesë e qytetit është pa energji për rreth 12 orë.
“Ku të ankohemi? Ne jemi pa shtet. Supozimet janë për prishje, por kjo



