Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga data 2 deri më 4 korrik do të mbahen disa aktivitete kulturore.
Rama thotë se festat e korrikut erdhën.
“Në rrugën “2 Korriku” në kryeqytet, nga data 2 deri më 4, zhvillohen aktivitete kulturore për të ringjallur memorien kolektive dhe për të kujtuar rezistencën e viteve ’90. Festojmë Deklaratën Kushtetutese të Kosovës, 2 korrik 1990, pikënisja e krijimit të shtetësisë, simbol i qëndresës dhe aspiratave tona për liri dhe pavarësi, një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë”, pohon ai.
Po ashtu, ai ka njoftuar se me moton “Thank You USA”, festojmë gjithashtu me muzikë e fishekzjarre, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, aleatit tonë më të madh SHBA-së.
“Prishtina po frymon art dhe kulturë”, thotë mes tjerash ai.