
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pas deklaratës së Panelit Gjykues se “nuk kanë autoritet” për të larguar pjesë të aktakuzës.
Ajo tha se kjo është pikërisht kompetenca ekskluzive e panelit dhe akuzoi trupin gjykues se po vepron në harmoni me Prokurorinë.
“Kur Paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, aty nuk ka drejtësi. Ka vetëm një padrejtësi speciale,” theksoi Çitaku.