Rasti i BKS-së/ Gjykata cakton seancën dëgjimore

Gjykata Themelore në Prizren, ka pranuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për 39 të pandehur, të dyshuar për përfshirje në skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimit
Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve S.M, V.B, F.S, dhe Y.Ç, si dhe caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor dhe ndalim për t’iu ofruar vendit ose personit të caktuar për 35 të pandehurit e tjerë.
Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se gjyqtari ka caktuar seancë dëgjimore në orën 16:00.
Në këtë seancë pritet të aprovohet kërkesa e Prokurorisë.



