Rasti tragjik në Bresje: 77-vjeçari humbi jetën, policia nis hetimet

Një 77-vjeçar ka humbur jetën sot në Bresje të Fushë-Kosovës, pasi dyshohet të ketë rënë nga hapësira ku po ndërtohet një ashensor në një objekt në ndërtim.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për Klankosova.tv se lidhur me rastin është inicuar hetim mbi vdekjen.
” Ndërsa njësitet kompetente po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, në koordinim me prokurorinë”, tha tutje Ahmeti.
Ndërkohë, lidhur me rastin, po ashtu zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, tha për Klankosova.tv se zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e trupit.