Reagon Sindikata e Minatorëve të Trepçes pasi 60 minatorë mbrëmë mbetën të ngujuar, shpresin shqetësim për kushtet e punës dhe sigurinë e minatorëve

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka reaguar pas incidentit në minierë, ku 63 minatorë mbetën të bllokuar në thellësi të nëntokës.

Përmes një reagimi në facebook, sindikata ka thënë se vazhdimisht ka ngritur shqetësime lidhur me kushtet e punës, pajisjet e vjetruara, rrugët emergjente, rreziqet profesionale dhe mungesën e investimeve në sigurinë dhe shëndetin e minatorëve

“Ne si Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” shpreh shqetësimin e tonë të thellë për situatën e krijuar në minierë, ku minatorët mbetën të bllokuar në thellësi të nëtokës. Ky rast është një alarm serioz për gjendjen e sigurisë në “Trepçë” dhe nuk guxon të kalojë në heshtje.

Sindikata ka ngritur vazhdimisht shqetësimet për kushtet e punës, pajisjet e vjetruara, rrugët e emergjente, rreziqet profesionale dhe mungesën e investimeve në sigurinë dhe shëndetin e minatorëve.

Minatorët nuk mund të vazhdojnë të punojnë çdo ditë me frikën se një defekt teknik mund t’u rrezikojë jetën.

Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse hetim të plotë dhe transparent të rastit, përcaktimin e përgjegjësive dhe vlerësim urgjent të gjendjes së pajisjeve, infrastrukturës, rrugëve të emergjencës dhe sistemeve të sigurisë në minierë.

Kërkojmë gjithashtu investime urgjente nga shteti në sigurinë e minatorëve. Nuk mjaftojnë deklaratat dhe reagimet vetëm pas incidenteve.

Mediat po e pasqyrojnë me përgjegjësi zërin e minatorëve, por nuk mund të jetë vetëm media ajo që reagon. Institucionet duhet të veprojnë.

“Trepça” mund të jetë pasuri strategjike e Kosovës, por mbi çdo pasuri qëndron jeta dhe shëndeti i minatorit.

Mos të presim që një incident i radhës të kthehet në tragjedi. Tani është momenti për veprim”, thuhet në reagim

Artikuj të tjerë

Back to top button