Rinis seanca për rastin e Liridona Ademajt, të akuzuarit sillen të prangosur në gjykatore

Të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, janë rikthyer në gjykatore.
Pas disa problemeve teknike, seanca e sotme është ndërprerë për pak kohë, ndërsa tani Ekonomia Online ka raportuar se gjyqi po vazhdon sërish,
Gjatë pjesës së parë të seancës, mungoi Shaban Murseli, babai i të akuzuarit, Naim Murseli, por u aprovua leximi i deklaratës së tij që e kishte dhënë në Polici më 6 dhjetor 2023,
Në këtë deklaratë, Shabani deklaronte se si e kishte kuptuar që i biri i tij u arrestua për përfshirje në vrasjen e gruas së tij, Liridonës.
Po ashtu, sipas prokurores, Javorka Perlinçeviq, në rrjetin social Whatsapp janë gjetur kontaktet ndërmjet Granit Plavës dhe Naim Murselit, dhe sipas provave të gjetura, ato kontakte kanë filluar të zhvillohen nga 23 nëntori 2023 rreth orës 18:33 dhe kanë vazhduar me ditë të tëra deri më 24, 27, 28 nëntor 2023 dhe në datën kur ndodhi vrasja më 29 nëntor 2023.



