
Dy burra janë lënduar të shtunën në Ferizaj derisa ishin duke punuar në një banesë në ndërtim, ka njoftuar të dielën Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Raportohet se dy viktima meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore derisa kanë qenë duke punuar në një banesë në ndërtim e sipër. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.