Lajme

Rohde në 26 vjetorin e çlirimit të Kosovë: Qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të hynte dhe refugjatët të ktheheshin

Sot shënohen 26 vjet nga fillimi i misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë, KFOR-i, një ngjarje kyçe që solli paqen në vend dhe rrugën drejt çlirimit.

Vendi caktoi datën 12 qershor si Ditë të Paqes, duke e lidhur atë me ditën e çlirimit.

Në këtë përvjetor, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka publikuar një mesazh në profilin e tij në “BlueSky”, duke cituar fjalët e ish-Sekretarit të Mbrojtjes Britanike dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Lord Robertson.

“Qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të hynte dhe refugjatët të ktheheshin”.

“Misioni u përmbush. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe është një histori suksesi. Gjermania është dhe mbetet ndër partnerët më të ngushtë të Kosovës”, tha Rohde.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button