Lajme

Peci për bisedimet me Nismën: Shpresa vdes e fundit, unë them që shpresa nuk vdes kurrë

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se kërkesën e presidentes Osmani e sheh nga prizmi pozitiv.

“Presidentja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Unë jam njëri nga ata që nuk kam arritur të kuptoj pse ka dalë me një vlerësim të tillë, për shkak se, në afatin kohor kur është bërë publik vendimi, ne vetë i kishim të shfrytëzuara vetëm 30 ditë nga data 15 prill. Presidentja i ka dhënë një shans, duke shfrytëzuar të drejtën kushtetuese që e ka, edhe për të korigjuar këtë pikë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Unë e shoh këtë në frymën dhe prizmin pozitiv”, tha ai.

Peci u pyet për bisedimet me Nismën, për të cilat tha se është optimist.

“Shpresa vdes e fundit, unë them që shpresa nuk vdes kurrë. Mendoj se, sipas informacionit që kemi, oferta e kryeministrit ndaj Nismës ka qenë mjaft gjeneroze, që ata të marrin pozicione të rëndësishme në qeverinë e ardhshme. Bëhet fjalë për disa pozicione”, theksoi ministri në detyrë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button