Ekonomi

LBK uron ditën e pavarësisë: Zoti e Bekoftë Republikën e Kosovës

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka uruar festën e pavarësisë së Kosovës.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Afaristë të respektuar, Shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, përbën të arriturën më të madhe të popullit të Kosovës pas 100 vjet përpjekjesh të gjithanshme për liri”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Tutje është shkruar se pavarësia e Kosovës është kurorëzim i sakrificave dhe përkushtimit të paepur të gjeneratave të tëra të popullit të Kosovës, të artikuluara në nivelin më të lartë gjatë rezistencës gjithëpopullore të prirë nga Arkitekti i Pavarësisë, Ibrahim Rugova e cila u pasua me luftën çlirimtare të prirë nga Komandanti Legjendar, Adem Jashari.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button