Shabani: Polici civil parandaloi plagosje të tjera në Podujevë, 3 të përfshirët në rast kanë lidhje familjare

Basri Shabani, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës ka dhënë detaje për ngjarjen e sotme që ka ndodhur në Podujevë e ku janë plagosur katër persona.
Tre prej tyre janë të përfshirë në ngjarje dhe një kalimtar rasti.
“Sot rreth orës 14:00 në Podujevë ëhtë marrë informacioni për të shtëna me armë zjarri në shesh.Janë plagosur katër persona, 3 që kanë qenë të përfshirë dhe një kalimtar i rastit fatkeqësisht, por që ka lëndime të lehta”, ka thënë Shabani.
Ai ka thënë se ende s’dihet motivi.
“Për motivin s’dihet ende sigurt, sepse jemi ende në fazë të hershme”, ka shtuar ai.
“në bazë të incizimeve që kemi nxjerr, tre persona janë lënduar me armë zjarri dh epo lëndohen në QKUK”, ka treguar Shabani.
Ai ka konfirmuar se personat e plagosur kanë lidhje familjare mes veti dhe ka thënë se motivi mund të rrjedh nga kjo por ende s’dihet saktësisht.
“Po kanë lidhje familjare dhe kjo mund të jetë motivi, por ende s’mund të themi saktësisht asgjë”, ka shtuar ai.
Ai ka folur edhe për zyrtarin policor i cili ka qëne më rroba civile, duke thënë se falë ndërhyrjes së tij është parandaluar edhe ndonjë lëndim apo plagosje tjetër.
“Zyrtari policor ka qenë me rroba civile, është polic i Podujevës, ka intervenu dhe fatmirsësisht ka ndiku që të prandalohet ndonjë lëndim apo plagosje tjetër”, ka thënë Shabani



