
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Festivali “Sunny Hill”, është rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet.
Osmani tha se “Sunny Hilli” është një ëndërr që nisi me dashurinë për vendin dhe u kthye në një nga ngjarjet më frymëzuese që e vendos Kosovën në qendër të hartës kulturore globale.
“Përmes muzikës, pasionit dhe energjisë së rinisë – Kosova po shkëlqen. Po tregon se edhe nga një vend i vogël, mund të lindin gjëra të mëdha”.
“Faleminderit, Dua, që ëndrrën tënde e bëre edhe tonën. Faleminderit ekipit të Sunny Hill që e bëni këtë ëndërr realitet çdo vit, duke e sjellë botën në zemër të Kosovës”, shkroi Osmani
Festivali “Sunny Hill” ka nisur dje, ku ka performuar ylli i muzikës Dua Lipa, ndërsa kjo ngjarje madhështore do të zgjas deri më 3 gusht.