Ballina

Bajrami – Rizvanollit: Qe qysh të kanë trajnu katër vjet me manipulu, KEK-u sot 64€/MWh, nesër 99, pas dy muajsh 260

As një orë nuk i kaloi si i mirëqenë pretendimi deputetes së Vetëvendosjes, Artane Rizvanollit për KEK-un si furnizues fundor – do të thotë, vetëm dy muaj – për ndërmarrjet të cilat detyrohen të dalin në të ashtuquajturin treg “të lirë”.

Rizvanolli tha se KEK-u ka siguruar 64 €/MWh çmim në burs, ndërsa hiç më larg se nesër shkon në 99 euro – dhe kjo duke ndryshuar vazhdimisht. Përvçe tjerash, kjo vetëm dy muaj dhe mëpastaj i vetmi ofertues KESCO me 264 €/MWh.,

Për këtë Hykmete Bajrmai, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i reagoi duke e quajtur “të trajnuar për katër vjet për të manipuluar”.

“Kqyrne postimin e saj para disa minutave dhe manipuilin për të cilin Artanja është trajnu që katër vjet në LVV. 

Paska thanë KEK-u sot po e blen rrymën 64.55 Euro një MWh përmes bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike ALPEX, por nuk po e shpjegon se këtij çmimi dersia të arrij te 1300 ndërmarrjet e përjashtuara i shtohet 

– plus kosto e transmisionit apo fitim i KOSTT-it, 

– plus kosto apo fitimi i distribucionit KEDS, 

– plus kosto e KECOS (se faturimin dhe inkasimin e bën KESCO se s’ka qysh e bën KEK-u)”, shkroi ajo.

Postimi i plotë:

Sot 64 euro, nesër 99 euro , sa do të jetë pasnesër energjia që në treg të rregullum kushton vetëm 29.6 Euro?

Kur kanë shku Artanja e disa të tjerë në LVV, disa kanë mendu që kanë me ndryshu Albinin, por që vjen dita e krejt bëhen si Albini pak kush e ka pritë.

Kqyrne postimin e saj para disa minutave dhe manipuilin për të cilin Artanja është trajnu që katër vjet në LVV. 

Paska thanë KEK-u sot po e blen rrymën 64.55 Euro një MWh përmes bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike ALPEX, por nuk po e shpjegon se këtij çmimi dersia të arrij te 1300 ndërmarrjet e përjashtuara i shtohet 

– plus kosto e transmisionit apo fitim i KOSTT-it, 

– plus kosto apo fitimi i distribucionit KEDS, 

– plus kosto e KECOS (se faturimin dhe inkasimin e bën KESCO se s’ka qysh e bën KEK-u), 

– plus fitimi për KEK-un se tash drejtorit të ri duhet me ja garantu përformancën. 

Pra, çmimi 64.55 euro për MWh nuk është çmimi final i energjisë, por është vetëm ajo që deri dje ka kushtuar 29.6 euro. 

Po Rizvanolli duhet me u përgjigjë: Pse KEK-u po blen sot energji në ALPEX me çmim 64.55 euro kur çmimi në HUPX qenka 53.69 euro edhe pse s’po ju tregon ndërmarrjeve a ka KEK-u kontratë afatgjatë për blerje të energjisë apo gjysma e ekonomisë së Kosovës është në mëshirën e tregtarëve e kumbarëve të energjisë. Psh. nesër çmimi mesatar në ALPEX do të jetë 99.87Euro MWh. 

Sa do të jetë pasnesër?

Mos harroni se KEK 60 ditë është furnizues i mundësisë së fundit, pas 60 ditë mandej kalohet te çmimi deri 260 euro MWh.

Hetim!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe për
Close
Back to top button