Shpërndu video duke gjuajtur me armë në aheng, hapet rast për një burrë në Komoran

Gjuajtje me armë gjatë një ahengu familjar, incizimi i këtyre veprimeve e më pas edhe publikimi i tyre i kushtuan një burri me inicim të veprës penale për mbajtje në pronësi e kontroll të armës pa leje.Policia ka njoftuar se ka arritur që të identifikoj një person që shihej deri sa gjuante me armë zjarri në një aheng familjar. Ngjarja ishte regjistruar në gusht të 2025-s, në Komoran ndërsa në raportin e datës 27.12.2025 të policisë përmenden edhe veprimet që janë ndërmarrë nga hetuesit për të zbardhur rastin.
Policia ka njoftuar se pas identifikimit të personit i cili shihej duke gjuajtur me armë zjarri, i njëjti është intervistuar ndërsa brenda shtëpisë së tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit ndërsa me vendim të tij, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt e është iniciuar rasti si përdorim i armës pa leje.



