BallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, një person goditet me sëpatë në kokë

Një person është arrestuar gjatë ditës së sotme në Pejë. I njëjti dyshohet për tentimvrasje.

Siç njofton Policia e Kosovës ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. I arrestuari sipas policisë, ka goditur me sëpatë në kokë një person duke i shkaktuar lëndime.

I arrestuari është një 41 vjeçar.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 28.02.2024, nga viktima është njoftuar se gjerë sa ishte në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ishte goditur me sëpatë në kokë nga një person, me ç ’rast i kishte shkaktuar lëndime. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes.

Pas një pune intensive të hetuesve me datë 28. 02. 2024, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari:

– I. I. i lindur 1983.  Pas intervistimit të dyshuarit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit shtetit i dyshuari është ndaluar për 48- orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button