“Ta thajë plakën me gjithçka” , a e dini historinë e shprehjes “u shkundën plakat”, ky është mali shqiptar nga ku rodhi legjenda

Sa e sa herë e keni dëgjuar shprehjen “po shkunden plakat” kur në pranverë ka rënë borë? Pothuajse çdo vit pas përfundimit të dimrit, kur të gjithë mendojnë se iku i ftohëti rikthehen sërisht dy apo tri ditë acari, me reshje bore e gradë në minus, raporton GazetaDemos.
Por, përse ndodh ky fenomen sipas legjendave shqiptare?
Siç thuhet nga të njëjtat, ky fenomen në erdhi nga Mali i Tomorrit, ku një plak e cila iu ishte gëzuar ardhjes së stinës së pranverës dhe largimit të dimrit, u ngri në maje të malit pasi e dëgjoi dimri.
Gazetari I njohur shqiptar, Blendi Fevziu, e shpejgon legjenden duke thënë:
“A e këni vënë re që në fund të marsit apo në mes të prillit, pas ditëve me temperatura të ngrohta dhe me një diell të mrekullueshëm befas fillon shiu, ulen temperaturat, koha bëhet më e keqe madje se sa ka qenë në dimër. Nëse pyet një të moshuar përgjigja e tij e thjeshtë do të jetë “erdhën plakat””, tha ai.
“Në fakt plakat janë shpejgimi i vazhdueshëm për tekat e motit në fund të marsit dhe në fillim të prillit. Por, cila është legjenda e plakave dhe ku gjendet ajo? Është një legjendë që gjendet kr0yesisht në Shqipëri. Legjenda bazike e plakave lidhet me Malin e Tomorrit, me një plak e cila menjëherë pas ditëve të mrekullueshme të marsit, doli në mal bashkë me bagëtinë dhe duke e parë kohën e mirë, i hoqi rrobat e dimrit, u ngjit në majën e malit dhe thirri “o dimër, ma moren të keqën”. Ndërkohë, dimri që e dëgjoi iu drejtua marsit ose prillit, sepse legjenda i ka dy, dhe i tha “mars ose prill, o im vëlla, më jep tri ditë hua, ta thajë plakën me gjithçka”. Natyrisht që marsi ose prilli e dëgjuan, ia dhanë tri ditë broxh, dimri u rikthye, plaka i kishte hequr rrobat e saj, dhe e ngriu Malin e Tomorrit, ku ajo u kthye në shkëmb dhe ku prej këtij shkëmbi, sot del një burim që pretendohet që janë lotët e plakës. Njëkohesisht ai i ngriu edhe të gjitha bagëtitë”, tha Fevziu.