Si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano

Parametrat e ish-kryetarit të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano mbeten stabile. Burime nga stafi mjekësor për Top Channel, bënë me dije mbrëmjen e djeshme se situata neurologjike e ish-liderit socialist mbeten njësoj pa ndryshime.
Kujtojmë se dy ditë më parë, spitali privat ku ndodhet i shtruar Nano njoftoi se prej ditësh ai ndodhet i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespir
“Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, njoftoi spitali.
Ndërkohë familja, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt kërkojnë në këto momente vetëm qetësi dhe janë të rezervuar për komente në media.