OpinioneLajme

Pse Kosova duhet të jetë e “shqetësuar” nga tarifa amerikane për mallrat nga Serbia?

Shkruan: Afrim Kasolli


Para dy dite Presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një letër dërguar kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq e ka paralajmëruar këtë fundit për vendosjen e një tarife prej 35 për qind për mallrat që importohen nga Serbia për në SHBA.

E njëjta taksë, por me një vlerë prej 5 për qind më pak, është imponuar dhe ndaj shtetit të Bosnje Hercegovinës. Në letrën zyrtare të shefit të zyrës ovale thuhet se kjo masë po merret si kundërpërgjigje ndaj deficitit tregtar ndërmjet superfuqisë planetare dhe vendit ballkanik. Ai gjithashtu nuk la pa shtuar se kjo taksë është shumë me ulët se sa duhet që të jetë më qëllim që të korrigjohen pabarazitë tregtare, si dhe duke i kërcënuar këto vende se do të përballen me reagime me të ashpra nëse do të vendosin të hakmerren ndaj SHBA-ve. Siç dihet tarifa që ishte vendosur kohë më parë ndaj Kosovës ishte 10 për qind, mbas edhe si një lloj hakmarrje se vendi ynë e ka një të tillë ndaj SHBA-ve që një kohë të gjatë.

Ndërkaq, tarifa doganore e ngjashme me atë ndaj Serbisë është ndërmarr edhe për shtete si Japonia, Koreja e Jugut, Malajzia, Kazikaztani etj etj. Është e natyrshme se ky zhvillim të ngjallë një entuziazëm pozitiv në Kosovë. Dhe se kjo tarifë të shihet si një lloj ndëshkimi tregtar nga aleati ynë strategjik për fqinjin tonë armiqësor. Por përtej këtij sentimenti, ky veprim i Shtëpisë së Bardhë ndaj Serbisë duhet të përjetohet edhe si alarm në Kosovë. Sepse sa më e madhe të jetë kjo tarifë ndaj një shteti të caktuar, aq më i thellë është deficiti tregtar ndërmjet tij dhe SHBA-ve. Dhe siç dihet ndër arsyet kryesore të fillimit të luftës tregtare nga Presidentit Trump, mbetet synimi i sanimit të dëmeve ekonomike që e kanë pësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga forca konkurruese e këtyre shteteve. Pra ato flasin edhe për potencialin ekonomik të shteteve edhe si Serbia.

Dhe aftësinë e saj për eksportuar shumë më shumë në SHBA se sa për të importuar. E njëjta plagomë është duke i karakterizuar edhe raportet tregtare në mes të Kosovës dhe Serbisë. Të dhënat e fundit nga Dogana e Kosovës treguan se si vetëm në muajin e fundit këto importe u rritën në 157 për qind. E një zhvillim i tillë është rezultat i shndërrimit të Serbisë në treg atraktive për investime të jashtme. Madje kohë më parë ish-emisari gjerman për Bllkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin e kishte pranuar hapur se si shumë prej investitorëve nga vendi i tij, po edhe ngaq BE, po shkojnë në Serbi dhe duan të investojnë atje.

Ndërkohë nëse i analizojmë ndër vite të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, shihet qarte se Investimet e Huaja Direkte nw vendin kryesisht dominojnë në sferën e patundshmërive, për shkak të blerjes së banesave, shtëpive dhe lokaleve nga qytetarët me origjinë nga Kosova, por që jetojnë dhe punojnë në shtetet perëndimore. Investime këto që siç e argumenton ndër vite Raporti i Progresit për Kosovën nuk është se janë përkthyer në zhvillim ekonomik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button