BallinaZgjedhjet 2025

Nga Bjeshkët e Rugovës dje në Malet e Sharrit sot, Abdixhiku: Ringritja është e pandalshme

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka theksuar rëndësinë dhe nevojën për ringritje të pandalshme në Kosovë. 

Abdixhiku nënvizoi angazhimin ndërsa ka ftuar qytetarët të mbajnë një frymë pozitive dhe të çmojnë vlerat njerëzore.

“Rrënjët janë të thella!

Prandaj ringritja është e pandalshme!

Nga Bjeshkët e Rugovës dje, në Malet e Sharrit sot. Në Dragash takohemi në një tubim masiv; për të vazhduar në Bllacë të Suharekës e në Arbëri të Prishtinës!

Mbajeni frymën pozitive. Mbajeni njerëzorën si vlerë. Fitore po, por fitore me dinjitet. E ardhmja e Kosovës është e bukur!” – tha Abdixhiku.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button