Mërgimtari i kërkon falje ministrit Peci në Gjykatë, ai nuk e pranon

Ka filluar seanca e shqyrtimit fillestar në Gjykatën e Prishtinës, lidhur me rastin e kanosjes së ministrit në dorëheqje, Faton Pecit.
I pandehuri Blerim Avdiu ka pranuar fajin dhe gjithashtu ka kërkuar falje ministrit në dorëheqje.
Megjithatë T7 raporton se ministri në dorqheqje nuk e ka pranuar kërkimfaljen.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 26 mars 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Blerim Avdiut, të cilin e ngarkon se më 2 mars 2025 me rastin e postimit të një fotografie në rrjetin social “Facebook” nga i dëmtuari Faton Peci- si ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me aktivitetet e tij si ministër, Avdiu nga profili i tij në “Facebook” me dashje ka kanosur seriozisht të dëmtuarin, duke i dërguar mesazhe fyese dhe kanosëse.