Sot shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Sot pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor.

Siç ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen që do ta mbajë sot, në rend dite do të jetë shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Ju njoftoj se të shtunën (27 qershor 2026, ora 11:00), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Artikuj të tjerë

Back to top button