Stacionet e Policisë ‘full’ me të arrestuarit për manipulime me vota

Shumë të dyshuar për manipulim të votave në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit tashmë janë arrestuar nga një aksion i zhvilluar sot nga Krimet Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren. 

TANDEMPRESS ka siguruar pamje nga vendingjarjes, ndersa kryeprokurori Petrit Kryeziu, së bashku me policinë, do të mbajë një konferencë për media sot. 

Shërbimi Korrektues i Kosovës është në komunikim me policinë nëse të dyshuarit do të dërgohen në burgje, sipas marrëveshjes së bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe ShKK-së.  

Intervisimi i të dyshuarve tashmë ka nisur, ndërsa të arrestuarit janë ndarë në dy stacione.

Artikuj të tjerë

Back to top button