Studentët që fituan garën në gjuhë gjermane ftohen në rezidencë, Ambasadori Rohde i surprizon me Kurtin

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka shkruar për një konkurs të shkrimit të studentëve, ku fitusesit u shpërblyen.
Aty kishte një befasi, të cilin ambasada e quajti “mysafir suprizë”, bëhet fjala për kryeministirn në detyrë Albin Kurti.
Njoftimi:
Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane, shtatë nxënës të talentuar u nderuan për esetë e tyre të shquara, shumë prej të cilave reflektuan përvojat personale mes Gjermanisë dhe Kosovës, duke theksuar lidhjen e thellë mes dy vendeve.
Fituesit, së bashku me prindërit dhe mësuesit gjermanë, u mblodhën në Rezidencën e Ambasadorit gjerman për një ceremoni të veçantë çmimesh. Një mysafir surprizë, Kryeministri në detyrë @TAG, u ndal për të uruar fituesit dhe theksuar rëndësinë e marrëdhënieve Kosovë-Gjermani.
Ishte një pasdite frymëzuese, duke shfaqur potencialin e jashtëzakonshëm të gjeneratës së ardhshme. Një falënderim i madh për të gjithë ata që e bënë këtë moment kaq të veçantë! 🙌📖