Sulmi ndaj gazetarit Burim Pacolli, arrestohet reperi “Mossi”

Reperi Gramos Krasniqi “Mossi” bashkë edhe me dy të tjerë janë arrestuar nga Policia.

Ata dyshohen për sulm ndaj gazetarit të Nacionales Burim Pacollit.

Të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Kaltrina Shala.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, pas hetimeve intensive ka ndaluar tre (3) persona, njëri ndër ta edhe reperi Mossi. Të ndaluarit dyshohen për kryerjen e veprave penale: “Lëndim i lehtë trupor” sipas nenit 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), “Kanosje” sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, në bazë të nenit 269 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Në këtë drejtim, Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë çështje”,

Sulmi ndaj gazetarit ka ndodhur më 2 mars.

Edhe pas sulmit reperi vazhdimisht ka pasur kërcënime në drejtim të Burim Pacollit.

Artikuj të tjerë

Back to top button