Sulmohet fizikisht brenda veturës, qytetarit i vidhet sasi e madhe parash

Dy persona janë arrestuar për grabitje në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Policia ka bërë të ditur se më 23 dhjetor një person ishte sulmuar fizikisht në automjetin e tij dhe i janë marrë 3 mijë e 800 franga zvicerane dhe 800 euro.

Viktima ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe rasti është hetuar nga hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale.

Pas një pune intensive hetimore, janë identifikuar të dyshuarit M. Q., (21 vjeç) dhe A. R., ( 24 vjeç).

Më datën 26.12.2025 është arrestuar i dyshuari M.Q., i cili ka pranuar veprën penale në prezencë të avokatit, ndërsa më 27.12.2025, rreth orës 17:00, është arrestuar edhe i dyshuari i dytë A. R, ku nga ai janë sekuestruar një shumë e parave të dyshuara si para nga grabitja dhe dy telefona mobil.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe ndaj tyre është iniciuar kallëzimi penal për veprën “Grabitja”.

Artikuj të tjerë

Back to top button