Sulmohet seksualisht një grua në Obiliq

Një grua dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një burrë në Obiliq.
Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur me datën 21.01.2026.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.



