Lajme

Kraki: Opozita po pengon rendin kushtetues

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, akuzoi opozitën për bllokim të procesit.

“Fatkeqësisht, është provuar se vonimi i rendit kushtetues po bëhet duke mos votuar dhe duke pamundësuar konstituimin e Kuvendit. Deputetët që refuzojnë të marrin pjesë në votim, po refuzojnë mandatin dhe obligimet kushtetuese”, tha ai.
Kraki shtoi se Vetëvendosje ka ndërmarrë të gjitha hapat e mundshëm, përfshirë ftesa në takime dhe propozime konkrete, pa synuar të fitojë kohë, por për ta zhbllokuar situatën.
“E pamë edhe sot që interpretimi, keqleximi i opozitës janë betonuar duke mos votuar dhe duke mos marrë pjesë në votim dhe duke e pamundësuar konstituimin e Kuvendit. Ajo që do të duhej në këtë logjikë ndoshta është marrja e deputetëve të cilët kanë vendosur të mos jenë deputetë, duke e refuzuar të marrin pjesë në votim ata janë duke refuzuar ta pranojnë mandatin që e kanë dhe obligimet kushtetuese, ne e kemi provuar të gjitha mënyrat, nuk e kemi shfrytëzuar për të fituar kohë, kemi ftuar në takime dhe kemi bërë propozime. Ne kemi bërë të gjitha hapat që janë pritur prej neve”, tha Kraki.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button