Ballina

Tërnava: Kurban Bajrami është një festë fetare, por megjithatë ajo bartë në vete edhe mesazhe të thella shoqërore dhe atdhetare

Myftiu Naim Tërnava, në takimin me media para Kurban Bajramit, është shprehur se kjo festë përpos që është festë adhurimi, ajo kontribon edhe në ndërtimin e shoqërisë dhe forcimin e atdheut, shkruan Mitropol.

Nata e Kurban Bajramit, sipas Tërnaves, gjithashtu është përkujtim për dëshmorët, nënat që nuk kanë gjetur ende eshtrat e fëmijëve të tyre, si dhe për fëmijët që kanë mbetur pa prindër, që i kanë humbur gjatë luftës.

“Kjo natë është edhe përkujtim i përjetshëm i dëshmorëve tanë, i nënave që ende nuk gjetën eshtrat e bijve dhe bijave të tyre, i fëmijëve që u rritën pa përqafimin e prindit, por me krenarinë se ata ishin pjesë e një sakrifice të shenjtë për liri”, tha Naim Tërnava.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button