
Sipas studimeve të fundit, personat që marrin Ozempic pinë më pak alkool.
Njerëzit që marrin Ozempic ose barna të tjera në të njëjtën klasë për diabetin dhe humbjen e peshës kanë vënë re se ilaçet nuk frenojnë vetëm dëshirën e tyre për të ngrënë; për disa, ata gjithashtu i shtyjnë të pinë më pak alkool.
Një punim i botuar të mërkurën zbuloi se semaglutide, substanca në Ozempic dhe ilaçi për humbje peshe Ëegovy, në fakt mund të ndihmojë në frenimin e dëshirave për alkool, shkruan Neë York Times, transmeton Klankosova.tv
Çrregullimi i përdorimit të alkoolit, ose AUD, prek pothuajse 30 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara, sipas Anketës Kombëtare të 2023 mbi Përdorimin e Drogës dhe Shëndetin, dhe karakterizohet nga vështirësia në ndalimin ose kontrollin e përdorimit të alkoolit pavarësisht nga pasojat negative prej tij.